Xhiroja e fundit, Kategoria e Parë ka pak për të…zgjidhur
Skënderbeu dhe Dinamo janë në garë për titullin kampion.
Kategoria e Parë me formatin prej 14 skuadrash, aplikuar në sezonin 2022-23, do të ulë siparin këtë javë. Ditën e enjte, me fillim orën 16:00, 6-të duelet e fundit të këtij edicioni.
Skënderbeu dhe Dinamo janë zyrtarisht në Superiore, ndërsa njëra nga 4 skuadrat që ndjekin (pas fazës play off mes tyre), do të kenë një bonus për t’u ngjitur në elitë pasi do të ketë një ndeshje me skuadrën e vendit të 8-Abissnet Superiore.
Ndërkohë janë rrëzuar një kategori më poshtë Tërbuni (i përjashtuar), Besëlidhja, Turbina dhe Oriku. Vendet 9-të dhe 10-të do të luajnë një ndeshje shtesë (play out) me dy ekipe që vijnë si konkurente nga Kategoria e Dytë.
Java e 26-të në inferoire:
Të enjten ora 16:00
Besa-Burreli (në Berat)
Luzi 2008-Dinamo
Lushnja- Skënderbeu
Turbina- Tomori
Korabi- Besëlidhja
Flamurtari-Apolonia/Sportiim.al/
Klasifikimi pas javës së 25: