Arsenal ndalet nga Liverpul, Muriqi njeriu i Majorkës
Të tjera emocione prodhoi këtë të dielë futbolli europian. Supersfida e Premier League ishte ajo mes Liverpulit dhe Arsenalit që u mbyll në barazim 2-2.
Teksa përballja udhëhiqej 0-2 nga “Topçinjtë”, Salah shënon për të zvogëluar diferencën, humb një 11-metërsh dhe në limite Firminjo vulos barazimin. Grimca lumturie ndërkohë për Mançester Sitin që rivalizon ende me Arsenalin për kreun e kampionatit anglez.
Katër ishin sfidat e javës së 28-të të La Liga-s në program për ditën e sotme. Muriqi ishte protagonist me dy-golëshin e realizuar në barazimin 3-3 të Majorkës përballë Real Vajadolid.
Sakaq, Betis u surprizua nga Kadiz, ndërsa Almeria kaloi Valencian duke iu shmangur zonës së rrezikut. Edhe Atletiko Madrid mori maksimumin nga kjo javë pas fitores 1-2 ndaj Rajo Vajekanos në mbrëmje.
Në kampionatin gjerman fitore me vlerë morën Borusia Gladbah, Shtutgart dhe Hofenhaim, teksa në Ligue 1 Lorient – Marsejë u mbyll pa fitues.
Rezulatet:
Premier League:
Liverpul – Arsenal 2-2
Lids Junajtid – Kristal Palasë 1-5
La Liga:
Real Vajdolid – Majorka 3-3
Real Betis – Kadiz 0-2
Almeria – Valencia 2-1
Rajo Vajekano – Atletiko Madrid 1-2
Bundesliga:
Borusia Gladbah – Volfsburg 2-0
Bohum – Shtutgart 2-3
Hofenhaim – Shalke 2-0
Ligue 1:
Lion – Renë 3-1
Azhaksio – Auxerre 0-3
Montpelje – Tuluzë 1-2
Reims – Brest 1-1
Trojes – Klermont 0-2
Nantë – Monako 2-2
Lorient – Marsejë 0-0/Sara Gjidiaj/