Flamurtari bie në Pukë, Korabi “zvogëlohet” në Lushnje

Kategoria e Parë, Java 19:
Tërbuni – Flamurtari 1-0
Lushnja – Korabi 3-2
Besa – Turbina 5-1
Skënderbeu – Tomori 1-0
Oriku – Besëlidhja 1-0
Burreli – Luzi 2008 1-0

Kategoria e Parë nisi vrullshëm javën e saj të 19-të me 6 sfida të zhvilluara ditën e sotme, teksa vëmendja nesër do të jetë te Dinamo – Apolonia.

Surpriza e parë vjen nga Puka ku vlonjatët e Falmurtarit u mposhtën minimalisht 1-0 duke i lënë vendin e parë Skënderbeut. Korçarët kaluan në shtëpi Tomorin në shifrat 1-0 dhe udhëheqin klasifikimin me 37 pikë.

U ndal në transfertë edhe Korabi nga Lushnja. Mes spektaklit të pesë golave vendasit triumfuan 3-2 dhe gjithashtu me poker golash, Besa e Kavajës shkatërroi Turbinën e vendeve të fundit.

Fitore minimale po me vlerën e 3 pikëve të rëndësishme morën dhe Oriku përballë Besëlidhjes dhe Burreli ndaj Luzit 2008.

Lufta për kreun është bërë mjaft interesante në Kategorinë e Parë ku emra të mëdhenj si Skënderbeu, Flamurtari dhe Dinamo janë aty për ta bërë garën akoma më të bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!