Dinamo thyhet keq, Apolonia tri pikë në kryeqytet

Dinamo- Apolonia 2-3 (T. Marku 31′, Dikson 73′ / Umejiego 8′, Omeri (Pen) 66′, Ndubuisi 85′)

Nuk ka forcë për të treguar se është e denjë në kryeqytet ndaj skuadrave vizitore. Dinamo pasi është mundur nga Tomori dy javë më parë, sot thyhet edhe ndaj Apolonisë së Fierit në “Selman Stërmasi’ në shifrat 2-3.

Miqtë kaluan dy herë në avantazh në këtë ndeshje të javës së 19-të të Kategorisë së Parë por në të dyja rastet blutë e teknikut Dritan Mehmeti rikuperuan. Në fund, bardhejeshilët e Dovedan, dhanë goditjen finale me Ndubuisi (85′) duke marrë tri pikë detrminante për qëndrimin.

Kështu 18 herë kampionët e Shqipërisë, lëshojnë terren me kreun e rendtijes duke vënë seriozisht në diskutim ringjitjen në Superiore.

Klasifikimi mbahet nga Skënderbeu me 37 pikë. Ndjekin Flamurtari 35 dhe Dinamo e treta me 34 pikë/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!