Tirana-Vllaznia (Live)
Tirana-Vllaznia 1-2 final
22′:Gol Vllaznia shënon Herald Marku pen 0-1
29′: Gol Vllaznia shënon Nunjes 0-2
47′:Gol Tirana shënon Xhixha 1-2
Klasikja e parë e sezonit, formacionet…
“Selman Stermasi” pret sot klasiken e parë të sezonit të ri, Tirana-Vllaznia prej orës 16:00. Skuadrat kanë fituar ndeshjet e javës që lamë pas dhe vijnë në këtë përballje të karikuara për të dhënë maksimumin në një sfidë që vlen më shumë se 3 pikë.
Josa dhe Shehi kanë zgjedhur titullarët që do ta nisin nga minuta e parë klasiken ku do të vendosë drejtësi arbitri i FIFA-s, Enea Jorgji.
FORMACIONET ZYRTARE:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Zhivanaj, Përgjoni, Aleksi, Limaj, Kallaku, Ismajlgeci, Hasani, Xhixha. Tr: Orges Shehi.
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli, Boshnjaku, Jonuzi, H.Marku, Heriç, Mala, Kaina. Tr: Mirel Josa.