Shkëmbi i bindur: Penalltia kundër Tiranës jepej në balet
Arbitrat dhe VAR gabojnë sistematikisht. Akuzat në këtë fazë të parë sezonale (2024/25) vijnë nga vetë protagonistët e klubëve.
“Nuk është penallti në lojën e futbollit. Pastaj në ndonjë lojë tjetër, baleti, mund të jetë”.
Kështu u shpreh trajneri i Tiranës Bledi Shkëmbi pas ndeshjes Teuta- Tirana 3-1 aty ku gjykuan në fushë Olsion Yzeiraj ndërsa në VAR ishin Adrian Beqiraj dhe Dorjan Maletaj.
Ndërkohë në Vllaznia- AF Elbasani (0-0) luajtur në Elbasan, Juxhin Xhaja nuk dallon dot një ndërhyrje brutale në fundin e pjesës së parë ndaj Ardit Krymit.
Gabime fatale ka patur thuajse përgjatë gjithë javëve të fundit teksa më flagranti ishte penalltia e akorduar në favor të Skënderbeut nga Andi Koçi kundër Laçit (java e 6, 2-1).