Tirana/ Duhet një gol nga “hiçi”

Nesër me start orën 21:00 në “Bijeli Brijeg” (Mostar), Tirana me misionin e përmbysjes në Conference League. Zrinjski- Tirana (1-0 e vajtjes) do të gjykohet nga Yasar Kemal Ugurlu (Turqi).

Rivali i Tiranës në Conference League Zrinjski Mostar, në javën e parë të Prva Liga, u mund me përmbysje nga Zhelezniçar në shifrat 1-2. Ekipi boshnjak në duelin e parë sezonal duket se e nisi ters. Pavarësisht se la në stol katër-pesë titullarë si Magdiç, Jankoviç, Komenar, Tiçinoviç apo Jakiç.

Megjithatë nesër në impiantin e tyre pritet të luajnë në ‘mbrojtje’ të shifrave të para 1-0 arritur ndaj Tiranës në Arenën Kombëtare (Tiranë).

Në fakt, bardheblutë pasi udhëtuan drejt Mostarit, dje janë stervitur për pak minuta ndërsa sot pritet të ushtrohen me kohë të ‘plotë’. Do flasë edhe trajneri Shehi.

Çfarë pritet?

Refik Halili ka folur publikisht se nuk e ka parë ende Tiranën europiane që ai ka në mendje. Por dhe stafi e di mirë se përballë, ka një skuadër ‘europiane’ dhe me rezultatin e sfidës së parë kundër, e ka shumë të vështirë për të përmbysur. Seferi edhe pse e ka mendjen për të ikur, pati inkurajuar një javë më parë pas takimit me boshnjakët teksa tha: “Do ta nxjerrim një gol nga hiçi”.

Si mund të rreshtohet Tirana…

Tirana pritet të luajë ndaj boshnjakëve nesër me një 11-she jo shumë ndryshe nga një javë më parë. Bekaj në portë, Toshevski, Behiratçe, Najdovski e Ismajlgeci në mbrojtje. Aleksi, Totre e Limaj në mesfushë dhe Xhixha, Seferi dhe De Silva përpara./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!