Shpëtim Duro: Të kalojmë moldavët më pas mendojmë për…

Do të jetë e njëjta skuadër, i njëjti trajner, e njëjta fushë (Elbasan Arena), i njëjti kompeticion (Conference League).Një vit më parë në këtë tur, Laçi me Duron në timon, mposhti 1-0 Universitatea Krajovë e pas 0-0 në Rumani, kalon në raundin e tretë. Për herë të parë në histori.

Duket fotokopje, veçse këtë radhë, 0-0 ndaj Petrokub e ndeshjes së parë duhet kaluar. Me një gjysmë goli…

Ndërkohë, një ditë para finales për biletën kualifikuese tekniku i sprovuar, ndër më të mirët në tregun shqiptar, beson se vetëm me zbatim të përpiktë të detyrave në fushë mund të shkohet larg.

Sot teksa u pyet nga ‘Sportiim.al’, trajneri i bardhezinjëve nuk zbuloi shumë detaje por la të kuptohej se e kishte ‘kopsitur’ si duhet 11-ën me të cilët do të zbresë në fushë.

Duro:

Vjen Petrokub, është gati Laçi për të kaluar si sezonin e kaluar?

“Sigurisht deri tani skuadra ka bërë mirë. Shpresojmë të bëjmë mirë edhe ndeshjen e nesërme për të përsëritur edicionin e kaluar”.

Moldavët nga Hinçesti shpesh në të vajtjes sulmonin me 4-5 forca. Keni një plan mbrojtje -sulm?

“Sigurisht që ndeshjen e parë, 30 minutat e para nuk sulmohet me 4-5 por u prishën ekuilibrat. Kundërshtari u mbështet edhe nga tifozeria e shumtë dhe me shumë forca në sulm sepse u prishën ekuilibrat e lojës. Ishte minuta e 28′-të dhe ishim të detyruar të mbronim, të ndërronim strategji duke u mbrojtur poshtë.”

Të gjithë pyesin se kush do ta bëjë Spahiun (i pezulluar) nesër në “Elbasan Arena”...

“Patjetër është një mungesë e rëndësishme momentalisht sepse ne kemi patur defiçite në mesin e fushës dhe Spahiu është një futbollist aktualisht shumë i rëndësishëm por do mundohemi të bëjmë diçka për ta zëvendësuar sepse jemi para këtij fakti.”

Fehervar apo siç njihej dikur Videoton, rivali në turin e tretë…e mendoni?

“Ne nuk duhet të mendojmë, duhet të përqëndrohemi te ndeshja e nesërme se është një kundërshtar që duhet respektuar në maksimum pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë.” Intervistoi: Isuf Myrtaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!