Guardiola: Nuk jap përgjigje për vijimësinë apo jo te Siti
“Unë nuk do të flas për këtë. Kur të ndodhë, do të ndodhë.” Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Fulhemit, Pep Guardiola ka injoruar për të disatën herë gazetarët që e kanë pyetur nëse ky do të jetë viti i tij i fundit në krye të Mançester Sitit.
Më pas trajneri spanjoll vazhdoi të flasë për procesin sportiv të futbollit të luajtur:
“Unë jam pjesë e këtij klubi deri në vetmohim dhe mënyra më e mirë për ta mbrojtur atë është të fitosh dhe të bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë e dua këtë ekip, kështu do të jetë gjithmonë.”
Koment i pashmangshëm, sërish për mundësinë që Guardiola mund të largohet në fund të sezonit, veçanërisht pasi tifozët e Sitit vëndosën një pankartë brenda stadiumit për t’i kërkuar të qëndrojë:
“Duhet të më sjellin faturën, kam për të paguar banerin. Çfarë mund të them shumë, u dashurova sapo mbërrita këtu”, u përgjigj ish-lojtari i Barcelonës.
Numrat e Pep te Mançester Siti:
Guardiola, në krye të Manchester City që nga viti 2016-2017, aktualisht ka një kontratë të vlefshme deri më 1 korrik 2026. Me Citizens ai fitoi Premier League gjashtë herë, Kupën e Ligës katër herë, dy FA Cup, tre Community Shield, një Ligë të Kampionëve, një Superkupë etë UEFA-s dhe një Kupë Bote për Klube.