Euro 2022/ Belgjikë-Islandë pa fitues

Belgjika dhe Islanda ndalen te shifrat 1-1 në ndeshjene tyre për Euro 2022 që po mbahet në Angli.

Ndeshja e grupit D mes Belgjikës dhe Islandës u mbyll në barazim 1-1. Islanda fiton një penallti në minutën e 33′-të, por gjuajtja e Thorvaldsdotir pritet nga portierja belge, Ervard.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa vetëm 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Thorvaldsdotir shlyen gabimin e penalltisë dhe kalon Islandën në avantazh.

Nuk zgjat shumë avantazhi për islandezet, pasi në minuten e 67′-të belget tregohen të sakta nga pika e bardhë e penalltive me Vanhavermat që dërgon topin në rrjetë. Në pjesën tjetër të ndeshjes portat mbeten të paprekura me të dyja skuadrat që këmbëngulin por nuk arrijnë të finalizojnë.

Ndërkaq pas pak (21:00) do të zhvillohet ndeshja tjetër e Grupit D. Francë- Itali mbyll dhe raundin e parë të takimëve të skuadrave në grupe. (Sara Gjidiaj)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!