Nesër shorti në Nion, të mëdhatë nisin rrugën drejt…Budapestit

short gogla26

Shorti në Nion të premten pritet ti japë fizionominë e plotë Ligës së Kampionëve 2025/2026 në rrugën e tyre drejt Budapestit, vendit ku do të zhvillohet finalja e madhe.

Të 16 skuadrat e kualifikuara direkt apo përmes fazës play off, do të njohin rivalët e ardhëshëm dhe rrugëtimin e mëtejshëm në kompeticionin më të rëndësishëm të UEFA-s për klube.

Skuadrat e kualifikuara direkt:

Arsenal, Bajern Mynih, Liverpul, Totenhem, Barcelona, Çelsi, Sporting, Mançester Siti.

Skuadrat e kualifikuara përmes fazës Play Off:

Real Madrid, PSG, Njukasëll, Atletiko Madrid, Atalanta, Leverkusen, Gallatasaraji, Bodo/Glimt.


Datat për pjesën e mbetur të fazës eliminatore janë si më poshtë:

Raundi për 1/8-at: 10/11 dhe 17/18 Mars 2026
Çerekfinalet: 7/8 dhe 14/15 Prill 2026
Gjysmëfinalet: 28/29 Prill dhe 5/6 Maj 2026
Finalja: 30 Maj 2026 (Budapest)/Sportiim.al/

?>