Kasemiro drejt Milanit, e pret Modriç
Braziliani Kasemiro bie në radarët e Milan në Serie A. Klubi i madh italian është vënë në lëvizje përpjekjen për të nënshkruar me ish mesfushorin e Real Madrid për sezonin e ardhshëm.
Pas një periudhe të suksesshme në Angli, mesfushori shkatërrues duket se është gati t’i japë fund kohës së tij me Mançester Junajtid kur kontrata e tij të skadojë në qershor. Kjo situatë ka ngjallur interes të menjëhershëm nga drejtuesit e klubit milanez, të cilët po kërkojnë lojtarë të nivelit të lartë për projektin e tyre aktual sportiv.
Për klubin e drejtorit sportiv Igli Tare mbërritja e një lojtari të këtij kalibri (34 vjeç), do të ishte një hap të madh në një zonë kritike të fushës aty ku Milan ka më shumë nevojë për stabilitet. Lojtari nga Amerika e Jugut është në kërkim të sfidave të reja profesionale dhe është shumë i interesuar për mundësinë e veshjes së fanellës së kuqezinjëve. Te skuadra e Alegrit do të gjente ish shokun e skuadres te Real Madrid, Luka Modriç./Sportiim.al/
