Atalanta e Juve i kthejnë nderin Italisë, ecin Real e PSG

Juve gallatasaraj 3-0 26

Pëcaktohen skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve 2025/2026. Përpos skuadrave që kaluan në ligë duke marrë 8 biletat direkte, dje dhe sot me përfundimin e fazës play off u mësuan dhe 8 skuadrat e tjera.

Në fakt, katër përballjet e sotme përpos avantazhit të Dortmundit, Gallatasarajit apo dhe të Realit e PSG që kishin fituar në të vajtjes u regjistruan përmbysje të mëdha. Nderin e Italisë në këtë kompeticion e vendosi Atalanta me Gjimshitin që u aktivizua në fund teksa mposhti 4-1 Dortmundin duke siguruar biletën për në raundin për 1/8-at.

Heroik dhe Juventus.Ndonëse kishte humbur me turqit 2-5, në Torino me një futbollist më pak nga minuta e 48′ (Keli) arriti të shënojë fitoren 3-0 duke e dërguar takimin në shtesë.Aty ku turqit me Osimhen dhe Barësh shënuan dy herë dhe morën biletën e fundit.

Ndërkohë Reali e pa vetën poshtë një goli me Benfikën ndërsa Rafa Silva (shënoi në 13′) por në ‘çast’ Tçouameni barazoi pas asistit ë Valverdes në 16′. Për fitoren mendoi Vincius në të 80′ për 2-1 final. Në duelin francez PSG- Monako përfundoi 2-2 me PSG që ecën për më tej.

Takimet e kthimit sot, shifrat:

18:45

Atalanta– Dortmund 4-1 (0-2)

21:00

Juventus- Gallatasaraj 3-2 (2-5) (në shtesë)

Real– Benfika 2-1 (1-0)

PSG- Monako 2-2 (3-2)/Sportiim.al/

?>