Pepe rikthehet zyrtarisht te Vijareal
U largua në 2005 drejt Livepulit, sot veterani rikthehet aty ku ‘nisi’.
Pas përfundimit të aventurës italiane, me Napolin, Milanin dhe së fundmi me Lacion, portieri 39-vjeçar, Pepe Reina kthehet në shtëpi.
Ai ka firmosur kontratën për një sezon me skuadrën e Vijarealit, klub me të cilin ai ka luajtur pasi u largua nga Barcelona, nga viti 2002 deri ne 2005.
Portieri kaloi kontrollet mjekësore dhe do të mbajë seancen e parë stërvitore sot nën urdhërat e Unai Emeri. Reina do të prezantohet zyrtarisht në konferencën e së hënës.
“Fija e verdhë që na bashkon të gjithë ka kthyer dikë në shtëpi. Mirë se u riktheve Pepe Reina.” Janë këto radhët e “nëndetëses së verdhë” në postimin në rrjete sociale./Sara Gjidiaj/