Elbasani tri pikë të ‘arta’ ndaj Dinamos, Teuta befasohet nga Vora

Elbasani_AF_Logo.svg

Dy ndeshjet e fundit të javës së tretë Abissnet Superiore luajtur këtë mbrëmje rezultuan mjaft të luftuara në terren. Nëse në ‘Elbasan Arena’ diçka e tillë pritej për vetë emrat e AF Elbasanit dhe Dinamo Sitit në “Niko Dovana” përballja Teuta- Vora rezultoi po e tillë. Në Elbasan ishin vendasit që shënuan me Bunjakun në pjesën e dytë (52′) nëdrsa Dinamo mbeti që në të 33′ me një futbollist më pak pas daljes me të kuqe të Alijit. Ndonëse rastet ishin të shumtë me blutë mjaft insistues në minutat e fundit të takimit, shifrat nuk ndryshuan. Elbasani i pari në tabelë me 7 pikë.

Ndërkohë në Durrës në një ambient me prani të shtuar tifozësh, skuadra e Dobit në daljen e parë shtëpiake e vendosi në kontroll ndeshjen pas një autogoli të Dajan Shehit në të 33′. Në pjesën e dytë teksa pritej goli i dytë i djemëve të detit, vjen barazimi. Xhulio Tabaku pak minuta nga fundi (76′) devijoji një top me kokë për 1-1 final.Nga minuta e 79′ Vora luajti me një futbollist më pak pas daljes me të kuq të Jurgen Vrapit (dy të verdhë).

Sot, java e 3-të:

Elbasani- Dinamo 1-0

Teuta- Vora 1-1

?>