Supersfida e mbrëmjes, Dinamo
Supersfida e mbrëmjes, Dinamo- Vllaznia e gjitha mister
Abissnet Superore ecën sot me dy sfida të tjera të raundit të dytë sezonal. Pas tre barazimëve në po aq takime zhvilluar dje; Flamurtari- Bylis 3-3, Partizani- Teuta 0-0 dhe Egnatia -AF Elbasani 1-1 kjo e diel e ditës së fundit të muajt gusht përball Vorën me Tiranën në Laç (17:00) dhe supersfidën e mbrëmjes në “Elbasan Arena” Dinamo Siti- Vllaznia (20:00).
Dinamo- Vllaznia (20:00) në Elbasan.
Një duel ‘titanësh’ pritet të jetë ai ndërmjet Dinamos pritëse në Elbasan ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Të dyja klubet e njohura kanë performuar gjatë verës në Conference League duke u shfaqur dinjiozë e kaluar ture. Madje Dinamo e Dajës pasi eleminoi një emër të madh si Hajduk Split luajti në Play Off me Jagiellonia të Polonisë ku tentativa e bluve për të kapur grupet u shua me një humbje dhe një barazim. ‘Nëndetësja’ teksa largoi Zabërgja e Mandela, ka probleme me disa lojtarë të dëmtuar por kjo nuk e zbeh aspak objektivin për tri pikë.
Te kampi shkodran atmosfera është pozitive. Jo vetëm kalimi i një turi në Europë por dhe fitorja e tyre në start ndaj Egnatias 2-0 prezumon një grup gjithë ambicje. Futbollistët e afruar Lirim Kastrati, Sherif Kallaku, Kristian Dros etj, kanë forcuar radhët e kuqebluve ndërsa së bashku me Balaj, Krymi, Mala, Gurishta e Jago formojnë bërthamen e formacionit të Edi martinit i cili sot do të drejtojë nga tribuna (dënuar nga Disiplina)./Erga Kenga/
