Laçi fiton me krutanët dhe merr kreun, Besa dy javë pa fitore

sportiim2

Katgoria e Parë eci sot me 5 takime. Derbi rajonal midis Laçit dhe Kastriotit por dhe sfida e Peshkopisë mes Korabit dhe Besës ishin në epiqendër të vëmendjes sportive. Në fakt në fund të ndeshjeve kuptohet qartë se te të gjitha takimet pati luftë të fortë sportive dhe se rezultatet e prodhura në fushë tregojnë rivalitetin e madh në këtë nivel të futbollit shqiptar.

Në stadiumin “Laçi” vendasit e Senigaliezit dominuan përgjatë gjithë pjesës së parë por goli i Hodos në të 41′ me kokë, prishi raportet teknike në fushë. Megjithatë sulmuesi Traore për laçianët pasi sfumoi dy raste të pastërta dhe goditi shtyllën pingule të portierit Puja, devijoji saktë me kokë në momentin e duhur (44′).

Në të dytën sërish janë kurbinasit që shtyjnë përpara teksa dy mesfushorët Kalaj dhe Myrta organizojnë shumë aksione për vijën e parë. Ndërkaq ky segment i lojës pa në fushë edhe Ledio Tresën ( probleme fizike) i cili pas asistit të Kalajt realizon një supergol në të 60′-ën. Ai u zëvëndësua sërish (77′) për të mos komplikuar situatën me fizikun e tij ende në rekuperim. Dominimi i vendasëve vijon dhe këtë radhë ai që shënon në të 67′ ishte Olsi Myrta.

Krutanët u përpoqën të hapinin takimin por edhe pse pas minutës së 85′ (karton i kuq për Nerguti) luajtën me një lojtar më shumë në fushë, nuk arritën të shkojnë te goli i dytë.Në këtë takim në rolin e drejtorit sportiv për vendasit, u shfaq sërish Naim Halili.

Java e dytë, Kategori e Parë:

Laçi – Kastrioti 3-1

Iliria – Pogradeci 0-0

Korabi – Besa 0-0

Apolonia – Luftëtari 1-1

Burreli – Kukësi 2-0

Lushnja- Skënderbeu (të dielën).

?>