Kategoria e Parë luan 5
Kategoria e Parë luan 5-së “finale”, Lushnja- Skënderbeu të dielën
Kategoria e Parë zhvillon sot 5-së ndeshje nga 6-të të parashikuara për xhiron e dytë të nivelit të dytë futbollistik në vend. Karakteristikë e këtij starti të edicionit të 78-të duket se ka të bëjë me pretendimet e shumë skuadrave të cilat duan të realizojnë objektivë madhorë si ngjitjen në fund të sezonit në Superiore apo një vend në zonën play off.
E tregoi java e parë dhe pritet që ky trend të vijojë edhe sot ndërsa duelet parashikohen mjaft të luaftuara. Iliria sërish në shtëpi dhe përsëri ka përballë një ekip në letër pretendent si Pogradeci. Nga ana tjetër favoritët e Kategorisë së Parë si Laçi e Besa janë të impenjuara në duele të forta.
Me interes edhe dueli i “Liri Ballabani”-t aty ku Burreli takohet me Kukësin. Apolonia sfidon AF Luftëtarin, ndërsa nesër një superndeshje mes Lushjnës dhe Skënderbeut në “Roza Haxhiu”.
Kategoria e Parë, java e dytë:
Sot ora 16:00
Iliria- Pogradeci
Laçi- Kastrioti
Korabi- Besa
Burreli- Kukësi
Apolonia- AF Luftëtari
Nesër, ora 7:00
Lushnja- Skënderbeu/ Sportiim.al/
