Benfika mund Bajernin, mbyll e para te Grupi C

Benfika mundi Bajern Mynih në raundin e fundit të grupit të Kupës së Botës për Klube për Grupin C dhe përfundoi e para përpara klubit bavarez i cili ishte kualifikuar që në turin e dytë. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar pas 13 minutash nga mesfushori norvegjez Andreas Schjelderup. Sulmi bavarez i treguar në pjesën e dytë nuk pati sukses, ku Kimish i’u anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes midis Boka Zhuniors dhe Oukland u shty për shumë minuta për shkak të motit të keq. Ajo u luajt shumë minuta më vonë dhe surprizisht përfundoi 1-1. Ndeshja e zhvilluar në Geodis Park pati vetëm rëndësi statistikore pasi të dyja ekipet pas përfundimit të Benfika- Bajern 1-0 janë të eleminuara.

Në raundin për 1/8-at, ekipi i Bajernit do të përballet me brazilianët e Flamengo-s, ndërsa Benfika aktualisht llogarit Çelsin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!