Gjermania me pak shkëlqim kalon Italinë ‘heroike’ dhe kap gjysmëfinalen e Euro U21

Përcaktohen gjysmëfinalet e Euro U21 në Sllovaki: Holandë- Angli dhe Francë- Gjermani
U zhvillua ndeshja e fundit çerekfinale e Euro U21 në Sllovaki mes Gjermanisë U21 dhe Italisë U21. Ndeshja e Kampionatit Europian nën 21 vjeç, e respektoi traditën mes kombëtareve respekive por në fund fituan gjermanët e Grudës dhe Vajper.
Pas një nisjeje më të favorshme për Gjermaninë, djemtë e Nunziata-s rriten me kalimin e kohës. Në minutën e 31-të, Gnonto, nuk e shfrytëzon këtë mundësi, duke e dërguar topin pak jashtë. Raste të tjera për të kaltërit e vegjël. Me Gjermaninë që dha pak mbyllet pjesa e parë pa gola.
Në të dytën, në minutën e 58-të: Ruxheri e rikuperon topin dhe menjëherë ia kalon vertikalisht Koleoshos; talenti i Bërnlit lëviz nga e majta, në qendër dhe nga skaji i zonës lëshon një gjuajtje me të djathtën që godet shtyllën e brendshme dhe përfundon pas Atubolu-s.
Goli i pësuar, i zgjon gjermanët, të cilët fillimisht i afrohen barazimit me Rohl (i cili hyri në lojë gjatë pjesës së dytë) dhe më në fund e gjejnë atë me bomberin e tyre Voltemade (me golin e tij të pestë në turneun kontinental). Më pas del në skenë gjermano- shqiptari Veiper teksa pak minuta nga koha e rregullt shënon golin e epërsisë për gjermanët. Sidoqoftë Italia e cila prej minutave luante me dy futbolistë më pak barazon në shtesë mbi shtesë me një kryeveper të Ambrozinos.
Në kohën shtesë, Italia bëri një rezistencë të fortë. Megjithatë, muri italian u shemb 3 minuta para fundit: topi arriti te Broun në të majtë, një asist për Rohl i cili ndëshkoi italianët për 3-2 final.