Aleksandër-Arnold, nesër prezantimi te Real Madrid

Pas Dean Huijsen, radha e anësorit anglez për t’u prenatuar te Los Blancos. Axhendë e ngjeshur, pritet dyndje tifozësh.

Prezantimi i Aleksander-Arnold si lojtar i ri i Real Madridit është caktuar: klubi Merengues ka njoftuar se anglezi do të prezantohet nesër, të enjten më 12 qershor, në orën 12:30 në Real Madrid City, ku ai do të veshë fanellën e bardhë para tifozëve për herë të parë që nga përfundimi i transferimit të tij nga Liverpul me të cilin sapo fitoi titullin kampion në Premier League.

Ky është njoftimi për shtyp që u shfaq në faqen e internetit: “Real Madrid CF njofton se prezantimi i lojtarit tonë Trent Alexander-Arnold do të zhvillohet nesër, të enjten, në orën 12:30 CEST, në Real Madrid City. Përpara kësaj, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, do të mirëpresë Trent Alexander-Arnold për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që do ta lidhë lojtarin tonë të ri me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme. Pas prezantimit, Trent Alexander-Arnold do të flasë me median në sallën e shtypit të Real Madrid City.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!