Ramadani ‘mban’ Leçen në A, Milan jashtë europe

Përfundon pa fitues ndeshja kryesore e Serie A mes Interit dhe Lacios. Në San Siro, vërshëllima e fundit certifikon rezultatin 2-2 midis kampionëve italianë në fuqi – për atë që ende nuk dihet – dhe Lacios.

Edhe skuadra tjetër në luftë për titullin kampion me zikaltërit, napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në fushën e Parmës (“Tardini”). Titulli vendoset javën e fundit…

Ndërkaq Ylber Ramadani tregon se veç cilësive të mëdha sportive, mbetet një idhull absolut i tifozerisë leçeze. Ndonëse me trajnerin aktual nuk i ka dhe aq mirë punët, sot futbollisti kuqezi shënoi një supergol në suksesein 1-0 ndaj Torinos.

Ndërkohë fiton dhe Empoli i Ismailit në fushën e Monzës 1-3. Nga ana tjetër Milan zhgënjen sërish dhe mbetet jashtë europe. Këtë radhë kuqezinjtë u mundën nga Roma e Ranierit 3-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!