Tetova beson: Kualifikohemi ne në finale

Trajneri i Egnatias Edlir Tetova u shfaq optimist para ndeshjes së kthimit me Partizanin për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë në program nesër në orën 19:00. Edhe pse rrogozhinasit humbën 0-1 (Keko me penallti 85′), kampionët e vendit besojnë se do mund të kalojnë në finale.
Tetova:
Ndeshja e parë- Sigurisht që është një ndeshje që ekipi ka bërë mirë në lojë, raste, por jo në rezultat. Do mundohemi të jemi më racionalë në ndeshjen e dytë. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk ka më ndeshje kthimi, ksështu që gjithçka mbaron.
Besimi te përmbysja- Kam një grup lojtarësh që dinë çfarë është vështirësia dhe rezultati në disavantazh. Shpresoj shumë te grupi që kam.
Ndryshime në formacion- Lajm i mirë është rikthimi i Xhemajlit dhe Sotës. Nuk është se kemi vendosur gjë akoma se janë dy ditë shumë afër, ndeshje të ngjeshura me njëra-tjetrën. Sot do shikojmë gjithçka.
Gjendja fizike dhe psikologjike- Jemi në 99.9% të konkludimit të kampionatit, jemi në vend të parë. Gjendja psikologjike e lojtarëve është optimale, kështu që mendojmë vetëm ndeshjen gjysmëfinale nesër.
Humbjet me Partizanin- Nuk është reale ajo që ka ndodhur, kemi pasur shumë efektivitet në lojë, me raste. Mendoj që vetëm diçka për lojtarët e mi është rregullimi i shënjestrës.
Kundërshtari- Është strategji, çdo gjë do të shikohet nesër.
Objektivi- Përderisa jemi fituesit e tre trofeve, mendojmë të kemi vazhdimësi. Jemi ndërtuar për trofe, kështu që mendoj kemi vazhdimësi edhe nesër.