Vora epiqendra e javës, Flamurtari me tri pikë rikthehet në Superiore

Zv/ Presidenti i FSHF-së Lutfi Nuriu pritet t’i dorëzojë trofeun e kampionit 2024/2025, Vorës
Këtë të diel ul siparin faza e tretë e Kategorisë së Parë, edicioni i 77-të. Ajo do të zhvillohet e gjitha në orën 15:00 me llogarintë që do të rrjedhin nga java e 33-të e saj.
Me Vorën të promovuar prej dy jvësh, njëherazi kampione e sezonit 2024/25 në Kategrori të Parë, rivaliteti në 90′ e fundit qëndron te Flamurtari dhe Besa.
Dy skuadrat e traditës në futbollin shqiptar, vijnë me diferencë vetëm një pikë ndërsa vlonjatët me një më shumë, duan suksesin pikërisht aty ku Vora festoi dy javë më parë, e sot do të ngrejë lart trofeun e kampionit
Ndërkohë një tjetër duel interesant pritet të zhvilllohet në ‘Loni Papuçiu’. Apolonia (44 pikë) pret Lushnjën (43 pikë) teksa në lojë është vendi i fundit i zonës play off.
Këtë objektiv me mundësi për të kërkuar biletën e tretë të Superiores e kanë siguruar Besa ose Flamurtari, Burreli dhe Pogradeci. Valbona dhe Erzeni kanë zbritur prej javësh ndërkohë që Kukësi dhe Kastrioti do të luajnë në play out.
Java e 33-të, Kategori e Parë, sot e diel 20 prill 2025
Ora 15:00
Vora- Flamurtari
Valbona- Besa
Apolonia- Lushnja
Erzeni- Kastrioti (në Lekaj, Kavajë)
Kukësi- Burreli
Korabi-Pogradeci /Sportiim.al/