Leao drejt Liverpulit
Liverpul po shqyrton një lëvizje për Rafael Leao aktualisht pjesë e Milan në Serie A. Sipas informacioneve të raportuara nga portali anglez TEAMtalk, gjiganti anglez po shqyrton një lëvizje të mundshme për anësorin e majtë portugez pasi klubi kuqezi refuzoi avancimet e bëra nga Barcelona në janar.
Megjithatë, me largimin e kuqezinjëve nga Champions League, drejtuesit eklubit me gjasë kanë marrë vendimin për të financuar merkaton e verës duke shitur disa nga lojtarët aktualë mes të cilëve dhe sulmuesin luzitan.
