Liga e Kampionëve/ Shifrat e Realit, histori suksesi

Real Madrid arriti një moment historik dje në një ndeshje speciale: derbi i kryeqytetit shënoi ndeshjen e 500-të të Blancos në Champions League.
Klubi spanjoll u bë i pari që arriti 500 ndeshje në kompeticionin më prestigjioz në botë; Është skuadra që ka fituar më shumë tituj (15), më shumë fitore (302, krahasuar me 85 barazime dhe 113 humbje) dhe që ka shënuar më shumë gola (1103).
Në renditjen e të gjitha kohërave vijon Bajern Mynih me 405 ndeshje, Barcelona me 357, Juventus me 311 dhe Benfica me 303. Për sa i përket sukseseve, Real Madridi është mbreti i padiskutueshëm i Europës (15 tituj), i ndjekur nga Milani (7), Bajern dhe Liverpul (6), Barcelona (5) dhe Ajaks (4).