Laçi vuan presionin e Vllaznisë, spektakli mbyllet pa fitues
Abissnet Superiore, Java 27:
Laçi – Vllaznia 2-2 (Myrta 10’, Tresa 26’ pen/ Çoba 56’, Mensah 63’)
Sara Gjidiaj
Pa fitues është mbyllur sfida hapëse e javës së 27-të Abissnet Superiore midis Laçit dhe Vallznisë. Mes spektaklit dhe katër golave skuadrat ndanë pikët në një duel mjaft të luftuar.
Një pjesë e parë më e mirë për kurbinasit që shënuan dy gola me Myrtën protagonist në minutën e 10’-të dhe me Tresën që ktheu në gol një 11 metërsh të fituar po nga Myrta.
Në pjesën e dytë ishin kuqeblutë ata që dominuan dhe ia dolen t’i kundërpërgjigjeshin kurbinasve me 2 gola. Si fillim Çoba ngushton në 2-1, e pak minuta më pas Mensah rikthen baraspeshën në një përballje dramatike.
Kështu, skuadrat ndajnë nga një pikë me shkodranët që mbajnë vendin e dytë në kuotën e 46 pikëve dhe kurbinasit që ngjiten të pestët me 31 pikë po aq sa Elbasani.
