Zhunior operohet te Laçi, Vllaznia pa Kahrimanoviç

  • Raundi i 27 në Abissnet Superiore nis të shtunën me Laçi- Vllaznia në orën 14:00

Eleminimi nga Kupa në turin çerekfinal për Laçin nga Partizani 2-1 i ka prishur të gjitha planet e bardhezinjëve të cilët këtë kompeticion e kanë synuar gjithnjë. Tani vëmdendja e gjitha është e fokusuar te kampionati ndërsa nesër në orën 14:00, kurbinasit do të përballën me Vllazninë në shtëpi.

Ky duel, i konsideruar shpesh si derb verior, i gjën laçianët në vend të 6-të me 30 pikë. Tej objektivit të tyre për tri pikë, për stafin teknik të kryesuar nga Françesko Moriero do të ketë një mungesë të rëndësishme. Bëhët fjalë për brazilianin shtatlartë Paulo Zhunior ndërsa pas sfidës me Dinamon është operuar në gju (mbrojtësi vuajti gati një vit një dëmtim të tillë në gjurin tjetër). Pjesa tjetër shihet e gjitha në dispozicion.

Ndërkaq kuqeblutë vijnë në këtë ndeshje të tretë sezonale me bardhezinjtë pasi kaluan AF Elbasanin në Kupë dhe me moral të lartë të situatës që po kalojnë në kampionat. Vllaznia mban vendin e dytë me 45 pikë, pozicion që të garanton në përqindje të lartë zonën “Final 4”.

Sidoqoftë shkodranët e teknikut Tomas Brdariç do të udhëtojnë drejt Laçit me dy mungesa thelbësore. I pari portieri Qarri dhe i dyti mesfushori organizator Kahrimanoviç. Pa shtuar këtu të riun Spahija.

E veçanta e këtij takimi lidhet me debutimin e italianit Moriero pikërisht ndaj Vllaznisë në Laç (19 tetor 2024) teksa luhej java e 9-të e fazës së parë e këtij edcicioni të 86-të. Në atë takim, kurbinasit imponoheshin me shifrat 3-1. Golat u shënuan nga Papa, Mjaki dhe Melo. Për Vllazninë golin e vetëm e shënoi portieri Dajsinani (autogol). (Isuf Myrtaj- Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!