Inter merr kreun me Asllanin në fushë, Milan humb “fillin”
Në ndeshjen e 26-të të Serisë A, Interi vuajti, por përfundimisht mundi Xhenva-n 1-0, duke i dhënë vetes parakalimin e Napolit (tani në -1) dhe të paktën një natë e sheh vetn në krye të Serie A,
Në pjesën e parë pak ose asgjë nuk ndodh përveç dëmtimit të gjurit të Korreas në fund. Xhenova mbrohet mirël, Interi tenton të ngrejë ritmin dhe në minutën e 70-të Barela godet një traversë.
Në minutën e 78-të ishte vendimtare për fatet e zikaltërve goditja me kokë e Lautaros për 1-0. Kristjan Asllani luati 65′ ndërsa i riu shqiptar Alain Taho (17 vjeç) ishte në listën e klubit.
Ndërkohë Milan vijon të ecë dobët. Sot u mund nga Torino 2-1. Ndalet dhe Lacio duke barazuar pa gola 0-0 me Venezian në udhëtim. Parma kaloi 2-0 Bolonjën./Sportiim.al/
