Kalojnë Teuta e Skënderbeu…fitojnë penalltitë
Teuta-Tirana 2-1 (Simeu 17′ Lloci 88′ (p)/ Zharmuni 13′)
Skënderbeu- Egnatia 1-0 (Nikaj 60′)
Dy ndeshjet e fundit të javës së 26-të Abissnet Superiore dhanë rezultate mjaft interesante. Në fakt përtej duelit të Durrësit teksa te Teuta-Tirana pritej çdo rezultat, te takimi i Korçës, Skënderbeu bën surprizën teksa kalon Egnatian me një penallti të shndërruar në gol nga Nikaj.
Në Durrës u shënuan dy gola të shpejtë respektivë ndërsa pas pretendimëve të Tiranës për dy penallti një e tretë akorduar në fund për Teutën e Hodos në debutim si trajner i parë, vendosi fatet e kësaj ndeshjeje.
Ndërkohë në stadiumin “Skënderbeu” në korçarët pasi humbën një penallti me Bismark (pritur nga Dajsinani) një e dytë në minutën e 60′ po për vendasit i dha mundësinë juglindorëve të fitojnë takimin me Egnatian kryesuese me shifta 1-0./Sportiim.al/
