Dinamo e ka objektiv, Kupa e përball me Skënderbeun

Pas barazimit në kampionat 1-1 në fundjavë dy skuadrat takohen sërish sot. Këtë radhë në Kupë.

Dinamo Siti- Skënderbeu është dueli i fundit i turit çerekfinal në të vajtjes i cili do të zhvillohet sot në ‘Elbasan Arena’. Ky takim ndërsa do të startojë në 17:00 pason tre ndeshjet e djeshme të skuadrave në garë, Laçi- Partizani 0-0, Bylis- Egnatia 1-3 dhe AF Elbasani- Vllaznia 0-0.

Blutë pritës në këtë ndeshje pritet të hedhin në fushë formacionin më të mirë. Natyrisht mungesat e portierit Sali apo të mbrojtësit Dita konsiderohen me peshë por në pikëpyetje gjëndet dhe sulmuesit Mandela për të cilin raportohet se ka probleme fizike.

Skënderbeu do të vuajë mungesën e sulmuesit Bismark (vuan dy ndeshje nga Disiplina) mirpo trajneri Gjoka do mund të përgjedhë të tijtë në këtë ballafaqim të parë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!