Flamurtari i Vlorës kryen goditjen e radhës në merkato
Mesfushori Alesandro Ahmetaj lë Egnatian për Flamurtarin e Vlorës që militon në Kategori të Parë.
Sot klubi me histori në futbollin shqiptar bëri zyrtar lajmin teksa shkruan se Ahmetaj do të jetë pjesë e tyre për pjesën tjetër të sezonit. Vlonjatët janë në përpjekje për tu rikthyer në fund të sezonit në Superiore.
Klubi shkruan:
Zyrtare:
Alessandro Ahmetaj eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club.
Emri: Alessandro Mbiemri: Ahmetaj
Datëlindja: 2 Janar 2000
Pozicioni: Mesfushor qendre.
Karriera : 2025 – Flamurtari F.C, 2023 – 2025 KF Egnatia ( Shqiperi )2021 – 2023 ND Gorica ( Slloveni ) 2020 – 2021 FC Koper, NK Dekani ( Slloveni )2017- 2020 Sassuolo Primavera ( Itali ) 2013 – 2017 Cesena Primavera ( Itali)
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C
