Mundi Atalantën, Inter në finale të Superkupës së Italisë
Interi në finalen e Superkupës së Italisë ndaj fituesit të Juventus-Milanit, të planifikuar për nesër në mbrëmje.
Denzel Dumfris është heroi i Interit në Riad: Fillimisht holandezi, me një gërshërë dhe më pas me një gol nga jashtë zone, vulosi fitoren 2-0 të skuadrës së Simone Inzagit ndaj Atalantës.
Surprizat e Xhan Piero Gasperinit me shumë titullarë jashtë, nuk krijojnë probleme specifike për kampionët e Italisë, të cilët ishin pranë shënimit në disa raste në pjesën e parë.
Pjesa e dytë, e hapur me zëvendësimin e Turam-it të lënduar për Taremin, ishte e gjitha në emër të Dumfris dhe tentativës së vonuar të trajnerit bergamask për të futur artilerinë e rëndë në fushë.
Atalanta rikthehet në Itali dhe mund të fokusohet te Scudetto, Interi po ndjek Superkupën e tretë radhazi, në finalen kundër rivalëve të tyre të përjetshëm, Juves ose Milanit.
Ndërkaq Gjimshiti për Atalantën u hodh në fushë në të 62′ ndërsa Asllani për Inter në të 68′./Sportiim.al/
