Inter- Atalanta, Gasp lë jashtë gjysmën e titullarëve
Asllani e Gjimshiti në stol, në Riad, Inter vlerëson gjysmëfinalen e Supërkupës, Gasperini surprizon me zgjedhjet…
Gjysmëfinalja e parë e Supërkupës së Italisë nis pas pak (20:00) në Riad të Arabisë saudite. Në fushë Inter- Atalanta ndërsa nesër Juve- Milan.
Ndërkohë janë publikuar formacionet zyrtare. Bën habi tekniku 66 vjeçar i bergamaskëve që ka lënë në stol jo vetëm Berat Gjimishitin por dhe Lukman, De Ketelare dhe Pasaliç. Gasperini hedh në sulm Samarxhiç, Breshaninin dhe Zaniolon.
Një surprizë do të ketë edhe në mesfushë, ku do të luajë Skalvini, duke bërë startin e parë pas rikthimit nga lëndimi, çift me De Run. Ederson është gjithashtu jashtë.
Formacionet zyrtare:
Inter (3-5-2): Zomer; Bisek, De Vrij, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanaglu, Mkhitarjan, Dimarko; M.Turam, Lautaro. Tr: Simone Inzagi.
Atalanta (3-4-2-1): Karneseshi; Kosounou, Hien, Kolasinak; Zapakosta, De Run, Skalvini, Ruxheri; Breshianini, Samarxhiç; Zaniolo. Tr: Xhan Piero Gasperini.
