Vllaznisë i bllokohet merkatoja, klubi kërkon futbollistë…
Nëse Dinamo Siti dhe Tirana e kanë me Disiplinën ‘këtu’ teksa skuadrat e njohura e kanë të ndaluar merkaton për tre sesione, diçka më serioze duket se lidhet me Vllazninë e Shkodrës.
Sipas ‘Panoramasport’, klubi verior ka marrë masën disiplinore nga FIFA me bllokimin e merkatos për tre sesione. Duket se kjo ‘pusullë’ e dalë më 26 dhjetor i ka shkuar edhe klubit, çka bën që Vllaznia të marrë masa urgjente për të tejkaluar këtë situatë.
Ekip i Brdariç mbetet në garë për zonën Final Four ndërsa edhe pse të “damkosur” nga organi drejtues i futbollit botëror, figuron aktive në këtë start të merkatos./Sportiim.al/
