Superkupa mbyll vitin 2024, Egnatia niset favorite ndaj Kukësit
Superkupa e Shqipërisë edicioni i 31-të, Egnatia – Kukësi, do të luhet sot në orën 19:00. Dueli i fundit për këtë vit dhe trofeu i cili do të dalë pas finales në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Egnatia vjen në këtë sfidë si kampione e Shqipërisë dhe fituese e Kupës, ndërsa Kukësi si finalisti i Kupës së Shqipërisë pikërisht me rrogozhinasit të cilët e fituan 1-0 me golin e Edson Ndrecës.
Sot, raportet teknike duken të ndryshme. Egnatia plot cilësi e me etje për të dërguar në shtëpi për herë të parë këtë trofe ndërsa kuksianët në letë inferiorë pasi këtë sezon janë pjesëmarrës në kategori të Parë. Skudra sfidante e ka fituar një herë këtë trofe./Sportiim.al/
