Teuta i’a di Egnatias, Skënderbeu ngec në fund

sportiim2

Java e 18-të:

Teuta-Egnatia 2-1 (Boçi 4′, Toma 74′ / Bakajoko 81′)

Skënderbeu-Bylis 2-2 (Rashica 7′, Bismark 47′ / A. Përgjoni 49′, Berko 82′)

Dy ndeshjet e fundit të javës së 18-të Abissnet Superiore ruajtën trendin e tre takimeve të ditës së shtunë teksa shenja ‘gol-gol’ ishte prezente në të 5-ta sfidat.

Në Durrës ndeshja nis praktikisht me gol. Janë vendasit e Edi Martinit ata që realizojnë me Boçin pas një aksioni qëndror. Në pjesën e dytë sërish Teuta shënon te porta e Dobjanit me anë të Rrok Tomës ndërsa në të 81′ ishte Bakajoko ai që shkurtoi shifrat për 2-1 final. Ndërkaq Egnatia humbi në fund një penallti me Zejnullain.

Sakaq në Korçë ka gola e spektakël. Dy skuadrat që mbyllnin tabelën shënuan nga dy gola respektivë duke mos dalë dhe aq të fituar nga kjo sfidë. Rashica dhe Bismark për vendasit dhe Përgjoni e Berko për ballshiotët atutorë të golave./Sportiim.al/

?>