Bajrami nuk mjafton, Selltik fiton Kupën e Skocisë

Derbi më i madh në Europë luajti finalen e Kupës së Skocisë. Vendoset nga penalltitë.

Pasditen e sotme u luajt finalja e Kupës së Skocisë ndërmjet dy skuadrave më të mëdha Selltik dhe Gllazgou Rejnxhers me të cilën aktivizohet mesfushori kuqezi Nedim Bajrami.

Në “Hamden Park” të Gllazgout, ishte pikërisht Bajrami që shënoi në të 41′ për 0-1 por më pas situata u bë dramatike kur Selltik barazoi e kaloi përpara. Në rastin e radhës barazoi sërish Rejnxhers dhe sërish Selltik kalon përpara në të 87′ për 3-2.

Me t’u vendosur topi në lojë ekipi blu i qytetit barazon sërish për të vendosur fatet e kësaj finaljeje me penallti. Te ruleta “ruse” Selltik fitoi 5-4 duke ngritur lart trofeun i cili figuron i 119-të për klubin skocez.

Ndërkaq para kësaj finalje pati trazira të shumta në rrugë me përjeshje masive të të dy tifozerive. /Sportiim.al/

Goli i Bajramit video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!