Vora me mision shtëpie, Burreli gjën krutanët e Nicës
Raundi i 16-të i këtij edicioni të 77-të në Kategori të Parë zhvillohet në dy ditë.
Katër sfida do të luhen ditën e sotme në orën 13:30 ndërsa dy të tjerat po në 13:30 të dielën.
Burreli-Kastrioti për nga pozita në tabelë shihet si takimi kryesor i javës teksa një ditë më vonë dy “finale” për të mos u humbur.
Apolonia do të presë në “Loni Papuçiu” Flamurtarin fqinj, ndërsa Besa do të përballet me Lushnjen në Rrogozhinë.
Kategoria e Parë, java e 16-të:
Sot
13:30
Kukësi-Valbona
Vora-Korabi
Burreli-Kastrioti
Erzeni-Pogradeci
Të dielën
13:30
Besa-Lushnja
Apolonia-Flamurtari/Sportiim.al/