Nis Vllaznia-Laçi, në mbrëmje Partizani dhe derbi në Elbasan

Zhurma e shortit të kualifikuesëve të Botërorit 2026 hedhur dje në Zyrih për zonën europiane i’a lë vendin ndeshjeve të javës së 18-të ose të fundit të fazës së dytë në Abissnet Superiore.

Sot tre takime ndërsa nesër kjo xhiro mbyllet me dy të fundit të parashikuara nga kalendari i Departamentit të Garave në FSHF.

Do të nisë Vllaznia- Laçi në orën 16:00. Shkodranët sikundër bëri publike dje trajneri i tyre Tomas Brdariç, pritet të jetë e ndikuar nga mungesa të shumta. Për më tepër që i gjithë reparti i mbrojtjes do të jetë i improvizuar pasi Gurishta, Juriç, Stojanoviç dhe Jago janë të dëmtuar.

Kurbinasit udhëtojnë drejt “Loro Boriçi”-t me mungesën e Enriko Papës ndërsa i’u kthehet Kleandro Lleshi.

Ndërkohë në 19:00 takimet; Partizani- AF Elbasani dhe derbi Dinamo- Tirana.

Në kampin e kuq Veselinoviç pritet të hedhë në fushë shumë futbollistë nga stoli pasi Arinaldo Rrapaj lojtari kryesor i Demave, duket larg kondicionit më të mirë fizik. Po ashtu Hadroj i cili vuan problmet fizike në shpatull. Madje mbrojtësi me shumë gjasë po përgatit valixhet për te skuadra e re Polisia Zhytomir (Ukrainë). Jashtë Gjergji Kote (dëmtim) sikundër edhe mbrojtës Preka (gjëndje gripale).

Nga ana e tyre elbasanasit e Gvozdenoviç janë të plot dhe dilemat e stafit teknik mbetën të reduktuara te zgjedhjet eventuale.

Dinamo Siti- Tirana (në Elbasan)

“E bukura larg Tiranës”. Përkufizimi lidhet me të luajturit e një derbi kryeqytetas disa km larg Tiranës kur “Arena Kombëtare” fare mirë mund të ishte strehëza e këtij ballafaqimi…

Dinamo e rritur në lojë e pikë, është skuadër pritëse teksa Ilir Daja pritet të luajë me të njëjtin formacion si javën e kaluar. Mungesat Muzek e Bregut të njohura mirpo ajo e Mandelës duket se rëndon. Blutë në kohë rekord kanë rekuperuar Nanin.

Tirana e Maganit e ka të “ndaluar” të kthehet në kryeqytet pa pikë. Do t’i duhet të bëjë pa Metën e Jonuzin në mesfushë. Bardheblutë gjëndën te zona e rrezikut me 18 pikë.

Abissnet Superiore java e 18-të:

16:00

Vllaznia- Laçi

19:00

Partizani- AF Elbasani

Dinamo- Tirana (në Elbasan)

Të dielën:

16:30

Teuta- Egnatia

Skënderbeu- Bylis /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!