Champions/ Reali në Bergmao, Inter viziton Leverkusenin
Raundi i 6-të i Ligës së Kampionëve nis sot me dy takime të orës 18:45. Numri nëntë i tyre plotësohet teksa në 21:00 do të zhvillohen dhe 7 duelet e parashikuara nga UEFA.
Takime ‘Big’ konsiderohen ato Atalanta- Real, Leverkusen- Inter dhe Lajpcig- Aston Vila. Pas 5 raundeve të para top lista e 36 skuadrave në këtë format të ri kryesohet nga Liverpul me 15 pikë të plota.
Ndërkaq alarmante pozicioni aktual i kampionëve në fuqi të Real Madrid. Skuadra e bardhë gjëndët në vëndin e 24-ët duke mbetur shumë larg 8 pozicionëve të para që të japin direkt biletën për në turin tjetër.
Pas tetë ndeshjeve, përcaktohen 8 skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ve ndërsa nga vendi i 9-24 në play off për tetë biletat e tjera (vajtje ardhje me një short që hidhet pas 8 dueleve të para). Të tjerat eleminohen përfundimisht nga Europa për këtë edicion.
Programi për sot, Champions League raundi i 6-të:
18:45
Dinamo Zagreb- Selltik
Zhirona- Liverpul
21:00
Atalanta- Real Madrid
Leverkusen- Inter
Bryzh- Sporting
Salsburg- PSG
Shahtjor Donjetsk- Bajern
Lajpcig- Aston Vila
Brest- PSV Eindhoven/ Sportiim.al/