I doli emri te Ballkani, Shehi ndjek Teuta-Laçi

Zhvillimet e fundit te Ballkani në Superligën e Kosovës ndërsa klubi nga Suhareka njoftoi largimin e trajnerit Artim Pollozhani u kthyen menjëherë në lajm të ditës. Në media nisi të qarkullojë njoftimi se durrsaku Orges Shehi do të jetë pasuesi i Pollozhanit mirpo ende klubi nuk ka njoftuar lëvizjen.

Gjatë takimit Teuta- Laçi (1-1) luajtur të mërkurën në “Niko Dovana” në tribunë ishte preznet edhe trajneri i njohur. Fillimisht u aludua se ish trajneri i Skënderbeut, Kukësit, Tiranës dhe Partizanit pas zërave që e lidhnin si pasues i Bordin te Elbasani mund të ishte një mundësi eventuale për Teutën.

….e gjitha u sfumua dhe 47 vjeçari u mjaftua vetëm me shijimin e një ndeshje futbolli në qytetin e tij, Durrës. Sot pritet që durrsaku të zyrtarizohet ose jo te Ballkani./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!