Superioria sot me tre sfida, Vllaznia

sportiim2

Superioria sot me tre sfida, Vllaznia- Dinamo në mbrëmje

Raundi i 16-të nis me ndeshjet e ditës së sotme e mërkurë 4 dhjetor 2024. Në radhë janë dy takimet e orës 16:30; Teuta- Laçi e AF Elbasani-Bylis dhe ajo e orës 19:30 ndërmjet Vllaznisë dhe Dinamos në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Dy përballjet e tjera zhvillohen nesër me orëarin zyrtar 17:00. Ata janë Partizani- Egnatia dhe Skënderbeu- Tirana.

Sot:

Teuta- Laçi në duelin e dytë sezonal. Si vendasit e Martinit ashtu dhe miqtë nga Laçi, të destinuar për të rrëmbyer pikët maksimale. Nëse Teuta e nisi mirë sezonin, fakti që ka 7 takime pa fitore, e bën të domosdoshme kthesën e tyre për të mos u përfshirë seriozisht në luftën për mbijetesë. Aktualisht vendi i 6-të me 17 pikë. Rikthehet Jazxhi nga kartonët.

Ndërkohë bardhezinjtë e Morieros vijnë në Durrës pas fitores ndaj Skënderbeut 1-0 dhe me oreksin për të parakaluar edhe “Djemtë e Detit”. Ata nuk kanë mungesa por sikundër dy javë më parë kur nuk u listua Kryeziu, edhe sot në listën paraprake, nuk është ftuar Traore. Në vend të tij shihet i grumbulluar i riu Ajazi. Pas 15 javëve, vendi i 8-të me 15 pikë.

AF Elbasani- Bylis duket një sfidë plot mistere. Fillimisht fakti që verdheblutë kanë një fazë pa fituar (e fundit pikërisht me Bylis 0-1 në Ballsh) por dhe rëndesa e mungesave të shumëta si Ardit Hila i skualifikuar apo lojtarë me probleme fizike si Edon Hasani, Ze Gomesh, Harallamb Qaqi e Bruno Telushi, shtojnë vështirësitë e Bordin për të marrë tri pikë. Megjithatë optimizmi në maksimum. Tifozët si gjithnjë pranë skuadrës…

Në anën e tij Bylis i Nevil Dedes teksa mposhti Vllazninë javën e 15-të 1-0 sheh nga objektivi i radhës për të bërë pikë edhe në këtë transfertë të vështirë. Sulmuesi afrikan Malomo po spikat së fundi por te mallkastriotët elementë si Flamur Ruçi, Peralta, Abazaj, Ofori etj, shfaqin shpesh cilësi të admirueshme. Elbasani 18 pikë, Bylis 13.

Vllaznia- Dinamo (19:30) shihet si kryesfida e kësaj dite. Shkodranët me mungesa si Gurishta, Stojanoviç apo dhe Ardit Krymi (në pikëpyteje pas dëmtimit disa ditor) do të kërkojnë autokritikën e javës së kaluar për të kaluar një rival direkt të zonës “Final Four’ si Dinamo Siti.

Ndërkohë, blutë e Ilir Dajës duan vazhdimësi. Vëndi i katër provizor nuk është aq i sigurtë pasi në këtë tur ‘verior’, në dy javë, luajnë me Vllazninë sot dhe Laçin të dielën. Te Dinamo ka disa probleme me kontigjentin pasi pas Bregut sot nuk do mund të aktivizohet autori i 7 golave Itodo Mandela. Rikthehen të gatshëm Rustem Hoxha e Nasir Aliji./Sportiim.al/

Sot:

16:30

AF Elbasani-Bylis

Teuta- Laçi

19:30

Vllaznia- Dinamo Siti

Të enjten:

17:00

Skënderbeu- Tirana

Partizani-Egnatia

?>