Elbasani rikthehet te fitorja, Teuta e Laçi ndahen në barazim

Abissnet Superiore, java e 16-të:

AF Elbasani- Bylis 3-1(Kasa 54′, Lleshi 65′, 90+6/ Malomo 45+4′)

Teuta- Laçi 1-1 (Jazxhi 75’/ Mjaki 30′)

Elbasani më në fund kthehet te fitorja. Skudara e Roberto Bordin përmbysi Bylisin këtë pasdite nga 0-1 në 3-1. Një fitore e cila u arrit edhpe për faktin se ballshiotët luajtën për shumë minuta me një lojtar më pak. Pas këtij suksesi elbasanasit ruajnë vendin e pestë teksa ngjitën në kuotën e 21 pikëve. Për Bylis këmbana e alarmit mbetet prezen pasi ekipi i Dedes mbetet në fund.

“Niko Dovana” të Durrësit u takuan Teuta me Laçin. Sikundër dhe në “Elbasan Arena” sfida nisi në orën 16:30 me të dyja skuadrat që kërkonin maksimumin. Në pjesën e parë kurbinasit u shfaqen më të rrezikshëm teksa në të 30′-ën shënuan një gol vërtetë të bukur me Agan Mjakin. Në të dytën Teuta bëri më mirë dhe në të 75′-ën Artan Jazxhi baraoi me kokë për 1-1 final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!