‘DDD’, Dinamo dikton me Dajën

Abissnet Superiore, java e 16-të.

Vllaznia- Dinamo 2-3 (Çoba 87′, Spahija 89′ / Zabërgja 28′, Nani 43′, 53′)

Ndeshja e tretë e ditës së sotme ndërmjet Vllaznisë dhe Dinamos u mbyll 2-3 për ekipin e teknikut Ilir Daja. Një gol shëmbullor i Baton Zabërgjës në të 28′ për avantazhin e bluve.

Po në harkun kohor të kësaj pjese të parë, sërish Dinamo Siti shkon në gol ndërsa këtë radhë goli vjen nga Nani. Është i njëjti lojtar që realizon me startin e pjesës së dytë për të “vrarë” ndeshjen e cila në fakt shkoi deri në fund me këto shifra. Mirpo shkodranët edhe pse humbën ndeshjen, ruajtën “moralin” pasi në dy minuta shënuan dy herë me Çobën dhe Spahinë.

Në fund llogaritë me pikët. Është Dinamo e dajës që parakalon Vllazninë dhe Egnatian duke kapur vendin e dytë. Për Vllazninë dy humbje radhazi duken mjaftueshëm të rënda.

Java e 16-të sot: 16:30:

Teuta- Laçi 1-1

AF Elbasani-Bylis 3-1

Vllaznia- Dinamo Siti 2-3 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!