Shënon Ronaldo, feston Abumejang, Piloi humbja e parë

sportiim2

Al Nasr pëson humbjen e parë me Pilon në timon para 18 471 tifozëve duke u distancuar ndjeshëm me kreun.

Mundet Al Nasr dhe kjo ngjau në javën e 11-të kampionatit të Arabisë Saudite. Kjo ishte humbja e parë për Stefano Piolin në kampionatin arad teksa sot e përmbysi Kadisa e Abumejang me shifrat 1-2.

Fillimisht ishte Kristiano Ronaldo që kaloi përpara të verdhët teksa luhej e 32-ta e fraksionit të parë. Kuinones barazoi në të 37′ ndërsa në pjesën e dytë Abumejang shënoi në të 50′-ën golin e avantazhit për miqtë.

Kjo bëri që të dyja skuadrat të barazohen me pikë (22) duke bërë që ekipi i Piolit të mbetet 6 pikë larg kreut. Aq më tepër që Al Hilal (28) por dhe Al Itihad me 27 pikë kanë nga një ndeshje për të luajtur nesër dhe pasnesër. /Sportiim.al/

?>