Rikthehen kampionatet në Europë, Bajern e PSG në fushë
Bundesliga, La Liga dhe Lige 1 rikthehen sot për të luajtur në kampionat. Në Gjermani, derbi i Bavarisë, Bajren Mynih- Augsburg do të luhet në orën 20:30 duke hapur duelet e xhiros së 11-të e cila nesër vijon me 6 takime të tjera.
Një ndeshje edhe në La Liga teksa Getafe pret në Madrid Vajadolid për rundin e 14-të. Ndërkaq në Francë janë në kalendar dy takime me dy emra të mëdhenj si PSG e Monako të cilët këtë mbrëmje kanë statusin e pritësit.
Ndeshjet kryesore sot në Europë
Bundesligë:
Bajern-Augsburg, java e 11-të, ora 20:30
La Liga:
Getafe- Vajadolid, raundi i 14-të, ora 21:00
Ligue 1:
Monako- Brest, java e 12-të, ora 19:00
Paris-Tuluzë 21:00/Sportiim.al/
