Jago mbetet te Vllaznia, mbrojtësi deri në 2026 kuqeblu
Andri Jago zgjat kontratën me Vllazninë. Klubi e ka bërë njoftimin në rrjete sociale:
Njoftimi:
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës edhe me futbollistin Andri Jago. Mbrojtësi i majtë i skuadrës tonë do të jetë i veshur kuqeblu edhe për sezonin 2025-2026”, shkruhet në njoftimin e kuqebluve.
Jago është kthyer në lojtarin e preferuar të Brdariç këtë sezon. Pas portierit Qarri është ai me më shumë minuta në skuadër dhe po ashtu ka nisur çdo sfidë si titullar.
𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐤𝐚 𝐤ë𝐧𝐚𝐪ë𝐬𝐢𝐧ë 𝐭ë 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐣ë 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐩ë𝐫 𝐫𝐢𝐧𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë𝐬 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐀𝐧𝐝𝐫𝐞𝐲 𝐘𝐚𝐠𝐨. 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭ë𝐬𝐢 𝐢 𝐦𝐚𝐣𝐭ë 𝐢 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫ë𝐬 𝐭𝐨𝐧ë 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐢 𝐯𝐞𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐤𝐮𝐪𝐞𝐛𝐥𝐮 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟓-𝟐𝟎𝟐𝟔
