U mbajt sot një minutë heshtje në të gjiths takimet e Kupës në nderim të 14 vjeçarit Martin Cani ish futbollisti moshave të Dinamos që humbi jetën në një konflikt te shkolla “Fan Noli” në kryeqytet dy ditë më parë.
Në ndeshjen për kupën e Shqipërisë 1/16, AF Elbasani – Iliria 3-1, debutoi lojtari 16 vjeçar i ekipit U-19 Armir Boriçi, ku u aktivizuar që nga minuta e parë dhe bëri nje paraqitje dinjitoze duke premtuar shumë për të ardhmen.
28 gola dhe asnjë barazim (e rrallë) në të 8 takimet e Kupës së Shqipërisë, raundi i dytë që u zhvillua sot.
Vetëm Besa e Kavajës dhe Kastrioti i Krujës fituan në transfertë. Të gjitha ndeshjet e tjera patën shënjën 1.