Kupa në turin e dytë, Flamurtari- Besa përballje pa favorit

Pas pak ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, edicioni i 73-të i saj. Në fushë do të jenë ekipet e Kategorisë së Parë por dhe dy skuadra nga Abissnet Superiore si AF Elbasani e Bylis.
Ky format i konceptuar me dy ekipe më pak nga ai i kaluar, nga 44 në 42, pas turit të parë, luan sot të dytin dhe më pas në ‘lojë’ futen të gjithja ekipet e Superiores.
Ndeshjet në këtë fazë janë parashikuar me një takim ndërsa i radhës do të ketë short të lirë nga Departamenti i Garave në FSHF. Sikundër dhe në gjysmëfinale. Turet pasardhëse me sistem vajtje- ardhje.
Sot në fushë për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë:
13:00
AF Elbasani- Iliria
Erzeni-Valbona
Flamurtari- Besa
Apolonia- Burreli
Kukësi- Pogradeci
Bylis- Luzi 2008
Vora- Oriku
Korabi- Kastrioti/Sportiim.al/